22:42 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / S Z

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën që kërkon pauzë të luftimeve në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po përpiqet për të pestën herë të bie dakord për një rezolutë mbi luftën Izrael-Hamas – këtë herë duke bërë thirrje për pauza dhe korridore urgjente dhe të zgjatura humanitare në të gjithë Gazën.

Këshilli 15 anëtarësh, i cili ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka votuar sonte pro rezolutës.

Britania, ShBA dhe Rusia, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj rezolutës, abstenuan – ndërsa 12 anëtarët e mbetur votuan pro.

Rusia ishte e pasuksesshme në një përpjekje të vonë për të ndryshuar rezolutën për të shtuar një thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Përpjekjet e mëparshme për të rënë dakord mbi një rezolutë janë përqendruar rreth thirrjes për një pauzë humanitare ose një armëpushim.

Trupi bëri thirrje për pauza dhe korridore për të mundësuar “qasje të plotë, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar humanitare”.

Rezoluta kërkon gjithashtu respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të mos privojnë civilët në Gaza nga shërbimet dhe ndihmat bazë.

Megjithatë, ai nuk dënon veprimet e Hamasit – të cilat kishin qenë një pikë grindjeje për ShBA-në dhe Britaninë.