75 Mall Live Search
00:01 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton të mërkurën për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër për të diskutuar raportin e fundit të sekretarit të OKB-së, Antonio Guteres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë për një periudhë katërmujore.

Beogradi në këtë mbledhje do të përfaqësohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili do të shqyrtojë këtë raport.

Guteres, është raportues i rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, i cili në në raportet e kaluara ka kritikuar ashpër Prishtinën zyrtare lidhur me tentativat e kësaj të fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Raporti në fjalë pasqyron punën e misionit të UNMIK-ut nga periudha e tetorit 2017, e deri më janar 2018.

Temat: