17:03 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Këshilltari amerikan i Kurtit i reagon Grenellit: Jam krenar që punoj me Kurtin dhe Vetëvendosjen!

Këshilltari amerikan, Arun Chaudhary, i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka reaguar ish-emisarit të Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, i cili e quajti Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

Chaundhary i tha Grenellit se “ ky amerikan është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”.

“Aleanca jonë është e palëkundur, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, dhe i ka mbijetuar diplomacisë fort të pamatur që ju si “ndihmës” i Donald Trumpit e keni ndjekur kështu që . . thjesht ndaloni, ju lutem”, shkroi ai./IndeksOnline/