23:41 / E Martë, 16 Tetor 2018

Këshilltari i Haradinajt: Ish-shtëpia e shëmtuar e mallrave “Gërmia” do të rrënohet, s’ka asnjë vlerë

Këshilltari për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu objektit ku dikur funksiononte shtëpia e mallrave “Gërmia” duhet të rrënohet sepse sipas tij nuk e ka asnjë vlerë.

Ai ka thënë se 99 % e njerëzve as nuk kanë hy në atë ndërtesë, e as nuk ju bie në mend.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Nuk po muj me besu kur po lexoj me sa perkushtim po mbrohen “vlerat nostalgjike” te Shtepise se re te mallrave, Germia!Garantoj qe 99% te njerezve as nuk kan hy ne ndertese qe 20 vjet e as qe ju ka ra ne mend! Pash nonen qe e mbyllni edhe nuk folni mo pallavra!Une kam lind dhe jam rrit ne Prishtine dhe ne 20 vitet e fundit as qe e kam “verejt” ate “bukuroshe” te shemtuar ne qender te qytetit! Ndertesa do te rrenohet (se paku brenda)per tu ndertuar salla per koncerte. Asnje vlere nuk e ka pas as nuk e ka! A veq mu bo interesant e keni a?Stop it please.