19:01 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinajt: Prej sot as rryma mo nuk ndalet!

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka shkruar një status në “Facebook” rreth furnizimit të Republikës së Kosovës me energji elektrike.

Sipas tij, s’do të ketë më reduktime në vendin tonë. “Prej sot as rryma mo nuk ndalet!”, ka shkruar ai në profilin e tij, shkruan Indeksonline

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se është i papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

Top of Form