21:05 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Këshilltari i Kurtit: Serbia s’po do as normalizim as vetëmenaxhim për serbët e Kosovës

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se i pari i qeverisë ka ofruar për herë të tretë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, Aneksin e Ohrit dhe propozimin e BE-së dhe ShBA-së për vetëmenaxhimin.

Por, sipas Zulfajt, nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe propozimin e BE-së dhe ShBA-së e ka refuzuar Vuçiqi.

“Është e qartë që Serbia s’do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe as vetëmenaxhim për serbët e Kosovës”, tha Zulfaj./klankosova