75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilltarja e Haradinajt: Faleminderit Kryeministër që nuk u gjunjëzove para padrejtësisë

Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë disa fjalë për konsensusin e arritur mes partive sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo në një postim në Facebook ka falënderuar komisionin ‘Bulliqi’, Malin e Zi, kryeministrin dhe popullin.

Ja postimi i saj:

Kronologji e një shembulli të shkëlqyer të lidershipit në praktikë:

  1. a) Pas bllokadës 2 vjeçare për marrëveshjen e kufirit shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Qeveria e re themelon Komision të ri profesional dhe apolitik të cilët dalin me gjetje të reja rreth procesit të mëhershëm të shenjimit të kufirit;
  2. b) Bazuar në gjetjet e reja, Qeveria inicion dhe realizon vizitën vullnetmirë të Kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, dhe nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të dy Presidentëve, në formën e aneks – marrëveshjes, që mundëson korrigjimin në dy pikat kontestuese Çakorr dhe Kullë të Zhlepit;
  3. c) Aneks-marrëveshja, si derivat i Raportit të Komisionit Shtetëror, automatikisht krijoi mundësinë dhe obligimin ligjor e moral që të amandamentohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku inkorporohen të dyja dokumentet.

Pas një debati të thellë e një ndarjeje të shëmtuar në shoqërinë kosovare, saga e demarkacionit po merr ORIENTIM për vetëm 5 muaj kohë të kësaj Qeverie. Rruga u hap.

Faleminderit komision shtetëror ‘Bulliqi’ për punën profesionale,

Faleminderit Mal i Zi për vullnetin e mirë dhe miqësor për të na falur gabimet tona shtetërore,

Faleminderit popull i Kosovës për durimin që e ke.

Faleminderit Kryeministër që nuk u gjunjëzove para padrejtësisë.

Kosova do të ecë përpara, pa pasur nevojë të copëtojë territorin e saj. /Indeksonline/