14:20 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kështu “çahet” komunikacioni në SHBA, për kryeministrin Ramush Haradinaj (Video)

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj së bashku me disa këshilltarë të tij po qëndrojnë qe disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i ekzekutivit kosovar pasi mori pjesë në ceremonin e Lutjeve të Mëngjesit, ai zhvilloi një sërë takimesh me krerë të lartë të shtetit amerikan, duke përfshirë edhe atë me këshilltarin për mbrojtje të presidentit amerikan Donald Trump, Herbert Raymond McMaster.

Mirëpo, si çdo burrështetas tjetër që viziton SHBA-në, edhe Haradinaj ka të njëjtin përcjellje nga forcat e sigurisë atje.

Në një video të siguruar nga “Indeksonline”, Haradinaj shihet teksa përcillet nga një eskortë e madhe në rrugët e Uashington DC-së.

Ndryshe, Indeksonline mëson se kryeministri Haradinaj pritet që të kthehet në Kosovë të martën në mesditë. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/