23:34 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kështu do të duket ekipi i PSG-së nën drejtimin e Galtier

Skuadra e PSG-së ka zyrtarizuar Christophe Galtier si trajner të ri pas shkarkimit të Mauricio Pochettino.

Mediat franceze raportojnë se qëllimi i Galtier është ta udhëheqë gjigantin francez drejt fitimit të Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.

PSG po ashtu ka ndryshuar edhe drejtorin sportive, ku në vend të Leonardos ka angazhuar Luis Camposin, i cili së bashku ma Galtier do ta ndërtojnë skuadrën e re për të fituar Champions Ligën.

Por si do të duket skuadra e PSG-së nën drejtimin e Galtier?

Lider i skuadrës pritet të jetë Kylian Mbape, i cili zgjati kontratën me PSG-në deri në vitin 2025, së bashku me futbollistët e tjerë si Leo Messi, Neymar, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Marquinhos dhe Marco Verratti.

PSG ka qene aktive edhe në tregun e transferimeve, ku deri më tani ka zyrtarizuar futbollistët si Nuno Mendes nga Sporting Lisbona për 41.5 milion euro, Vitinha nga Porto, dhe janë rikthyer nga huazimet Pablo Sarabia, Kalimuendo dhe Rafinha.

Një objektiv tjetër i PSG-së në këtë afat kalimtar është edhe mbrojtësi i Interit Milan Skriniar.

Galtier më herët ka drejtuar edhe skuadrat Siaint-Etienne, Lille dhe Nice/Indeksonline/