Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
Të gjithë kemi dëgjuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.
Por shpesh kur mëngjesi është dinamik, njerëzit e anashkalojnë ngrënien e këtij vakti, pavarësisht se e dinë sa i rëndësishëm është.
Më poshtë po ju sjellim disa ide se çfarë mund të konsumoni për mëngjes që nuk do të ju merr shumë kohë për përgatitje dhe për më tepër janë të shëndetshëm.
Mëngjes me tërshërë
Një mëngjes i tillë është i mbushur me ushqyesë, kryesisht fibra, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, sipas një studimi të fundit.
Njerëzit që konsumojnë një tas me tërshërë për mëngjes kanë treguar se ndihen më pak të uritur gjatë gjithë ditës kur krahasohen me ata që kanë ngrënë të njëjtën sasi të drithëravë të tjera.
Madje një mëngjes kështu përpos që ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, kontrollon edhe dëshirën për të ngrënë gjatë ditës.
Hani një mëngjes të bollshëm
Rekomandohet që të hani një mëngjes të bollshëm pasi metabolizimi juaj është aktiv më së shumit në mëngjes dhe kjo mund të ju ndihmojë të humbni peshë.
Shtoni ve në mëngjesin tuaj
Sipas një studimi, konsumimi i dy vezëve në mëngjes ndihmojnë në humbjen efektive të peshës.
Një mëngjes i tillë është i pasur me proteina dhe ju mban të ngopur gjatë tërë ditës.