23:42 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kështu duket tabela në Superligën e Kosovë pas ndeshjeve sotme

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshje të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani fitoi në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 3-2, ndërsa derbi mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi me barazim 0-0, shkruan IndeksOnline.

Pas këtyre ndeshjeve, Drita vazhdon të jetë në krye të Superligës me 18 pikë, e ndjekur nga Ballknai me 15 pikë e cila ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Skuadrat të cilat ndodhen në tre pozitat e fundit janë Malisheva dhe Ferizaji me nga 7 pikë ndërsa Dukagjini ka vetëm 2 pikë.

Më posht mund ta shikoni tabelen e plotë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll pas ndeshjeve të xhiros së tetë, edhe pse shumica e skuadrave nuk i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet./IndeksOnline/