15:27 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kështu duket tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së nëntë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së nëntë të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja e fundit u zhvillua sot, ku Ballkani fitoi ndaj Gjlanit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të shtunen janë zhvilluar tre ndeshje të tjera ku u arritën këto rezultate.

Drita 2-1 Drenica,

Dukagjini 4-1 Ferizaji dhe

Llapi 1-1 Malisheva.

Ndeshja tjetër mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 e paraparë për ditën e sotme, është shtyr nga FFK-ja për shkak të gjendjes jo të mir të fushës në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Drita vazhdon të mbaj kryesimin e Superligës edhe pas javës së nëntë, ku ka grumbulluar 21 pikë deri më tani.

Ballknai renditet në pozitën e dytë me 18 pikë por që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Në vendin e tretë është Gjilani, i cili ka grumbulluar 14 pikë.

Në tre pozitat e fundit në tabel janë Malisheva me 8 pikë, Ferizaji me 7 pikë, dhe Dukagjini me 5 pikë./IndeksOnline/