22:07 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kështu i falenderojnë shqiptarët policët kosovarë për ndihmën

Qytetarët e Shqipërisë, saktësisht në qytetin e Durrësit, po i falenderojnë në mënyra të ndryshme policët e Kosovës për ndihmën e ofruar gjatë gërmimit të rrënojave, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi shihet se si tre qytetarë, të cilët janë vullnetarë në këtë pjesë kanë shprehur vullnetin për t’iu treguar forcave policore se sa mirënjohës janë ndaj tyre.

Ata i kanë bashkuar dy duart duke formuar shqiponjën në shenjë respekti dhe falënderimi për ta.

Përmes kësaj fotografije shihet qartë bashkëpunimi i mirë në mes Policisë së Kosovës dhe vullnetarëve./Indeksonline/