22:22 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Kështu ndodhë kur luan pa Vojvodën, Milani po e ‘çmonton’ Torinon

Skuadra e AC Milan është duke shënuar një fitore të madhe në udhëtim.

Klubi i Stefano Piolit është duke fituar me rezultat të thellë 6 me 0 kundër Torinos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie A, shkruan IndeksOnline

Golat për ekipin ‘kuqezi’ i kanë shënuar: Hernandez (2), Rebic (2), Kessie dhe Diaz.

Kujtojmë që Torino ka startuar ndeshjen pa futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvodan – ky i fundit ishte hero i kësaj skuadre në dy ndeshjet e fundit./IndeksOnline/