20:46 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Kështu parashihet të duket BMW X5 M e re

Kemi pasur rastin të shohim BMW X5 gjatë disa testimeve në Nurburgring. Prototipi dukej mjaft i përafërt me formën përfundimtare të prodhimit. Por si do të duket versioni i performancës së lartë BMW X5 M?

Nuk do të debutojë deri në fundin e këtij viti, por Kolesa.ru na jep një pamje të asaj se çfarë do të vijë, për entuziastët që mezi presin ardhjen e SUV-it të performancës.

Këto vizatime virtuale heqin maskën e automjetit të testimeve, dhe e zëvendësojnë me veshjen e prodhimit, transmeton IndeksOnline.

Në fakt nuk është shumë e vështirë të imagjinohet pamja e X5 duke marrë parasysh faktin që versioni jo-M është mjaft agresiv në disa aspekte të dizajnit.

Ndryshimet më të dukshme janë të foksuar rreth pjesës frontale, ku parakolpi do të merr thithës ajri më të mëdha, disa punime me fibra karboni si dhe difuzorë ajri shtesë në seksionin më të ulët.

Në pjesën e pasme, difuzori masiv me sistemin e integruar quad të shkarkimit shprehin nivelin e performancës së këtij SUV-i.

Nëse flasim për aftësitë dinamike të BMW X5 M të re, automjeti do të mbështetet në një version të përditësuar të motorit familjar të BMW 4.4-litër twin-turbo V8.

Ky aplikim shpërndan në katër rrotat e makinës 600 kuaj fuqi dhe 750 nm fuqi rrotulluese, përmes transmetimit automatik me tetë nivele shpejtësie.