10:08 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kështu shndërrohet trupi i përdoruesve të drogës ‘Krokodil’, e cila i vret të injektuarit brenda dy viteve

‘Krokodil’ është një drogë vdekjeprurëse e opiumit që mund të shndërrojë trupin e përdoruesve në të kalbur përderisa ata janë ende gjallë.

Sipas ekspertëve droga në fjalë ka nis të përdoret edhe në Britani të Madhe.

Një grua nga Gloucester nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në gjykatë për shkak të plagëve të tmerrshme të hapura në turpin e saj nga injektimi i drogës, sipas avokatit të saj.

Droga në fjalë ka arritur t’i marrë jetën tashmë mijëra personave të varur nga injektimi në Rusi dhe Ukrainë, transmeton Indeksonline.

Droga është cilësuar si një zëvendësues i lirë i heroinës, që së fundi ishte shumë aktive edhe në Amerikë.

Lëkura e përdoruesve bëhet e lagësht dhe e kalbur rreth zonave të injektimit për shkak të kimikateve të shtuara gjatë përbërjes.

Eksperti rus i lëndëve narkotike, Sergej Agakalov tha se “Një person bëhet si mumje në trupin e vetë të kalbur, aroma e zhurmshme e së cilës zbulohet disa hapa larg”.

Përdoruesit që injektohen shpesh vdesin brenda dy vitesh dhe droga ka vrarë tashmë mijëra persona të varur në Rusi dhe Evropën Lindore./Indeksonline/