14:05 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kështu tymos duhan punonjësi i ndihmës së shpejtë!

Sa herë që kemi përkeqësim të gjendjes shëndetësore, e para që na shkon ndërmend është të thërrasim ndihmën e shpejtë mjekësore.

Në mënyrë profesionale ata mund të ofrojnë trajtimin e shpejtë mjekësor.

Në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një punonjës i ndihmës së shpejtë duke tymos duhan.

Autoambulanca mban targat “07z”, që i bie të jetë e komunës së Gjakovës.

Sigurisht, një praktikë e tillë nuk është për tu lëvduar, pasi që tymosja në autoambulancë është e ndaluar, kjo pasi që mund të rëndojë edhe më shumë gjendjen e pacientit. /Indeksonline/