14:20 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kështu u mbyllën tri ndeshjet e sotme të Superligës

Janë mbyllur tashmë tri ndeshjet e sotme të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

Ndeshja më interesante ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Vëllaznimit, e cila sapo përfundoi.

Bardhekaltrit kanë fituar me rezultat minimal, 1:0 falë golit të shënuar nga kapiteni Armend Dallku në minutën e 90-të të ndeshjes, pas një skeme mjaft mirë të përgatitur të prishtinasve nga gjuajtja e lirë.

Ndërkohë, Trepça ’89 e mposhti Besën me rezultat të pastër, 3:0 falë dy golave të Oto John dhe një të Florent Hasanit.

E Drenica fitoi në duel me Vllazninë me rezultat 1:0 me golin e Visar Berishës. /Zëri/