21:26 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kështu u prit Januzaj pas kthimit nga Rusia në Bruksel (Video)

Të shtunën e kësaj jave Belgjika dhe Anglia u ndeshën për vendin e tretë në Kampionatin e Botës 2018.

Belgjika arriti që të sigurojë vendin e tretë, duke qenë kështu e bronztë në këtë kampionat.

Ndërkohë është pikërisht lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj i cili është mirëpritur në Bruksel bashkë me lojtarët e tjerë të Belgjikës, që i mundësuan suksesin fantastik në këtë kampionat.

Indeksonline ka siguruar edhe një video nga moment kur Januzaj pritet në Bruksel në mesin e shumë qytetarëve që dolën për t’iu uruar mirëseardhje nga Rusia 2018.