07:19 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kështu vishen femrat e suksesshme dhe të sigurta në vetvete!

Për femrën shumëçka mund të thuhet në bazë të asaj se si vishet.

Këto rroba gjenden në gardërobën e femrës së lumtur, e cila e do veten në tërësi:

Ngjyra e rrobave

Femrat e sigurta në të shumtën e rasteve zgjedhin gardërobë ngjyrash të zjarrta. Nuk frikësohen që të eksperimentojnë dhe ndonjëherë t’i bashkojnë edhe disa ngjyra të cilat është e vështirë të imagjinohen bashkë.

Ato janë të guximshme dhe nuk u intereson mendimi i të tjerëve, femrat e kënaqura dëshirojnë ta tregojnë veten.

Rrobat të cilat theksojnë trupin

Kur është femra e kënaqur me veten, kryesisht atë dëshiron edhe ta theksojë. Ajo femër e cila e do trupin e vet, me gardërobë thekson atë që është më e bukura në trupin e saj.

Ndjekin trendët

Nuk ndjekin me çdo kusht trendët, mirëpo ato dëshirojnë të zgjedhin gjithë ato gjëra të reja që u pëlqejnë dhe çdo sezon provojnë diçka ndryshe. Lozin me stilet dhe për veshjet e tyre kurrë nuk mund të thoni që nuk janë të interesante.

Aksesorët

Pjesët mbresëlënëse të stolive marrin pjesën më të madhe të koleksionit të tyre. Çdo veshje është e shoqëruar me pjesë të cilat janë mbresëlënëse.