18:30 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / LB

Kështu votoi Banja, vendlindja e Fatmir Limajt

Nisma Socialdemokrate ka arritur ta mbaj komunën e Malishevës. Kandidati i këtij subjekti për kryetar të kësaj komune, Ekrem Kastrati ka fituar në balotazh përballë kandidatit të PDK-së, Isni Kilaj.

Ky i fundit përkundër që kishte arritur një koalicion pothuajse më të gjitha forcat pulitke në Malishevë, nuk arriti të fitoj garën. Në mbështetje të tij dolën edhe tre ish deputetë të Nismës, por që ishte e pamjaftueshme për t’u bërë i pari i komunës.

Por, si u votua në vendlindjen e liderit të Nismës në Banjë të Malishevës?

Kandidati i Nismës ka arritur 480 vota më shumë se Kilaj  i PDK-së në këtë fshat.

Kastrati ka marrë hiq më pak se 978 vota, ndërsa Kilaj ka fituar 498 vota.

Ky i fundit në reagimin e parë bëri me dije se është tërhequr nga politika pas disfatës së djeshme.