Kessie të largohet nga Milani, mësohet destinacioni i tij i radhës
Milani raportohet se ka marrë oferta nga Paris Saint-Germian dhe nga klubi kinez, Beijing Guoan për Franck Kessie.
21-vjeçari është transferuar te Milani nga Atalanta verën e kaluar dhe ka treguar paraqitje të mira për ”Rossonerët”.
Sipas Tuttomercatoweb, një ofertë e madhe ka ardhur nga Beijing Guoan, derisa lojtarit i është ofruar pagë vjetore prej 10 milionë euro.
PSG gjithashtu është duke e monitoruar nga afër situatën për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.
Teknikisht, Kessie është ende në pronësi të Atalantas.
Kjo pasi që ai ka ardhur te Milani në huazim për dy vite, por me të drejtë blerje në verën e ardhshme për shumën e 24 milionë euro./IndeksOnline/