Milani me një mungesë të madhe kundër Sampdorias
Problemet për Milanon nuk kanë të ndalur. Pas formës së dobët që është duke kaluar, ekipi i Milanos ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Sampdorian.
Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri Gattuso nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit, Kessie, transmeton Indeksonline.
Kjo pasi që lojtari ka probleme muskulore. Lëndimin e kishte marrë në ndeshjet e kombëtarëve, ndërsa në ndeshjen me Inter vetës se i ishte keqësuar.
Kessie nuk u paraqit në ndeshjen e fundit në Evropa Ligë kundër Real Betis për shkak të këtij problemi.
Për të rritur kokë-qarjet tek Rosonerët është se nuk ka një zëvendësues të denjë për Kessien. I vetmi që mund ta zëvendësoj atë është Bakayoko, që është totalisht jashtë formës./Indeksonline/