16:45 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këta aktivistë të VV-së u arrestuan sot në Gjykatë [Foto]

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot gjatë kohës kur është shpallur aktgjykimi për aktivistët e VV-së janë arrestuar këta persona: Januz Shatri, Luan Hoti dhe Amir Kuqi.

Sipas Vetëvendosjes të njëjtit janë arrestuar për shkak se kanë shprehur  pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimin që i ka shpallur fajtorë aktivistët: Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi.