15:08 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Këta deputetë janë në gjendje të rëndë shëndetësorë nga gazi lotsjellës

Përgjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit me Malin e Zi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës.

Ndërkohë si pasojë e kësaj dëme shëndetësore pësuan disa deputetë. Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deputetë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësorë janë deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi si dhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina, raporton Indeksonline.

Duhet shtuar se mbetet që seanca të vazhdojë në mënyrë që të votohet demarkacioni, një ndër çështje më të rëndësishme në vend përgjatë disa viteve./Indeksonline/