23:33 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Këta janë 10 mesfushorët me saktësinë më të lartë të pasimeve në Superligë

Kanë kaluar tetë xhiro që nga fillimi i sezonit të ri në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2022/23.

Një statistik interesante është publikuar nga gazetari i sportit Arbon Flugaj, për futbollistët me saktësinë më të lartë të pasimeve deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Kësaj liste i prijnë tre futbollistë të Ballkanit, kapiteni Edvin Kuc është i pari me 93.8% të pasimeve të sakta i ndjekur nga Lindon Emërllahu me 93.1% dhe Qendrim Zyba 92.4%.

Ndërsa si futbollisti me më së shumti pasime të kompletuar është Besar Musolli i Gjilanit me 317 pasime.

Lista e plotë:

  1. Edvin Kuc 93.8% (90/96)
  1. Lindon Emërllahu 93.1% (257/276)
  2. Qendrim Zyba 92.4% (157/170)
  3. Egzon Shabani 90.3% (28/31)
  4. Rron Broja 88.8% (301/339)
  5. Besar Musolli 88.5% (317/358)
  6. Lum Namani 87.9% (233/265)
  7. Kushtrim Gashi 86.4% (266/308)
  8. Genc Hamiti 86.4% (127/147)
  9. Kushtrim F. Shabani 85.8% (205/239)/IndeksOnline/