12:00 / E Mërkurë, 20 Maj 2020

Këta janë 21 heronjtë e Policisë së Kosovës

Njëzetenjë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën në krye të detyrës zyrtare prej që është themeluar ky institucion, në shtator të vitit 1999, raporton IndeksOnline.

Lazim Rexhepi, është pjesëtari i parë i policisë që ka humbur jetën në shtator të vitit 2001 ndërsa i fundit është Sami Thaçi i cili ra në detyrë më 21 janar të këtij viti, gjatë intervenimit në një rast në Zhur të Prizrenit.

Disa prej tyre janë vrarë me armë zjarri e disa kanë vdekur në aksidente trafiku derisa ishin duke ofruar siguri për qytetarët e vendit.

IndeksOnline iu sjell për herë të parë fotografitë e të gjithë policëve të rënë në detyrë.

Heronjtë e Policisë:

Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Jahi Maliqi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaqi./IndeksOnline/