23:17 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këta janë deputetët e Gruevskit që votuan për ndryshime kushtetuese

Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota pro dhe 39 kundër, ka miratuar sonte nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugë Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.

Edhe përkundër votimit me 80 vota për, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual, duke u shprehur secili deputet një nga një.

Edhe pas votimit individual u konstatua se 80 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 39 kundër dhe janë 8 deputetë të opozitës, në mesin e të cilëve edhe nga VMRO, votuan pro ndryshimeve kushtetuese.

Këta janë deputetët e opozitës që votuan pro: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç./Alsat M/