19:46 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Këta janë deputetët që votuan pro dhe kundër Demarkacionit (Dokument)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur që të ratifikojnë sot demarkacionin me Malin e Zi.

Me 80 vota pro është arritur votimi në mënyrë që Kosova të përmbushë edhe një prej kushteve bazë për arritjen e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Indeksonline më poshtë u sjell listën e votimeve nga deputetët e Kosovës, ata që votuan pro, kundër dhe ata që abstenuan.

Duhet shtuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes u munduan që të parandalojnë votimin duke përdorur pesë herë radhazi gaz lotsjellës në sallën e Parlamenti./Indeksonline/