14:55 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Këta janë dhjetë trajnerët më të paguar në botë

Jose Mourinho është trajneri i fundit që bëri një lëvizje interesante.

Pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur, Mourinho firmosi kontratë dy vjeçare me ekipin italian, AS Roma, shkruan IndeksOnline

Jose Mourinho pritet të fitoj plotë 17.5 milionë euro në vit, duke u radhitur në top-10 trajnerët më të paguar në botë.

Listës i prinë trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone – 35 milionë euro në vit.

Lista e trajnerëve më të paguar:

  1. Diego Simeone (Atletico Madrid), 35 milion
  2. Pep Guardiola (Manchester City), 24 milion
  3. Zinédine Zidane (Real Madrid), 23 milion
  4. Antonio Conte (Inter Milan), 22 milion
  5. Jürgen Klopp (Liverpool), 19,75 milion
  6. Jose Mourinho (Roma, nga vera), 17.5 milion
  7. Rafael Benitez (Dalian / Kinë, deri në janar), 14 milion
  8. Fabio Cannavaro (Guangzhou / Kinë), 13 milion
  9. Carlo Ancelotti (Everton), 13 milion
  10. Brendan Rodgers (Leicester), 12 milion