09:27 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këta janë 2 futbollistët e Kosovës, që u është zvogëluar vlera në treg

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pati paraqitje mbresëlënëse gjatë këtij viti duke shkuar përtje parashikimeve të optimistëve më të mëdhenj.

Disa lojtarë kanë marrë rritje vlerash në tregun e shitjes, por ka edhe të atillë që kanë pësuar rënie.

Është fjala për mesfushorin e Lazios, Valon Berisha dhe mesfushorin e Sandhausenit, Besar Halimi, shkruan Indeksonline.

Berisha më parë kishte vlerë prej 7 milionë euro në “Transfermarkt”, ndërsa dy milionë i është zvogëluar vlera duke mbetur në 5. Ai nuk po ka minutazhë në klubin italian dhe kjo ka ndikuar në këtë ulje, shkruan Indeksonline.

Ulje vlere ka pësuar edhe Besar Halimi, i cili nga 700 mijë euro sa ka vlejtur më parë, tashti vlen 100 mijë më pak, pra 600 mijë euro./Indeksonline/