17:20 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Këta janë finalistët e Digitalb Kupës së Kosovës

Përfunduan edhe ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve në Digitalb Kupën e Kosovës.

Tashmë dihen finalistët që janë Trepça 89 dhe Feronikeli.

Këta të fundit mposhtën Ballkanin në Drenas 2-0 me golat e Lapidar Lladrovcit dhe Artur Maganit. Edhe ndeshjen e parë Feronikeli e kishte fituar në Therandë 2-1.

Ndërsa Trepça 89 edhe pse humbi në Mitrovicë 0-1 nga Vëllaznimi arriti në finale sepse ndeshjen e parë e kishte fituar 4-0.

Golin e fitores për gjakovarët e realizoi Kushtrim Gashi. /Indeksonline/