75 Mall Live Search
09:03 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / L A

Këta janë fituesit e çmimeve të Botërorit të Klubeve

Mbrëmë përfundoi gara në Botërorin e Klubeve.

Ky turne për herë të parë është mbajtur me 32 klube, sikurse Kampionati Botëror, por nuk përfundoi pa pasur probleme, shkak moti i nxehtë si dhe në disa raste ku janë ndërprerë ndeshjet nga moti me shi.

Dhe fituesi i kësaj gare ishte Chelsea, të cilët mposhtën kampionin e Evropës, PSG-në në finale me rezultat 3-0.

Po ashtu janë ndarë edhe çmimet e këtij turneu, me Cole Palmerin i cili u shpall lojtari më i mirë, Desire Doue u shpall lojtari i ri më i mirë, Gonzalo Garcia këpucën e artë si golashënuesi më i mirë, Robert Sanchez si portieri më i mirë dhe çmimin e “Fair play” që ju dha Bayern Munichut.

Edicioni i ardhshëm do të mbahet pas 4 vjetësh, mirëpo ende nuk dihet se kush do të jetë nikoqiri i radhës./IndeksOnline/