14:00 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zbulohet lista e lojtarëve të ftuar të Milanit për ndeshjen ndaj Feronikelit

Ndeshja e vitit në Kosovë pritet të zhvillohet me 10 gusht në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, do t’i mas forcat me super fuqinë evropiane në një ndeshje miqësore.

AC Milan ditë më parë e ka konfirmuar ardhjen në Kosovë për miqësoren ndaj kampionit aktual nga Drenasi.

“AC Milan dhe FC Feronikeli janë të lumtur t’iu njoftojnë se të shtunën, më 10 gusht , në orën 20:45 (ora lokale) ata do të marrin pjesë në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokkri”, Prishtinë, Kosovë”.

Ndërkohë faqja acmilan-news ka zbuluar listën e lojtarëve të cilët do të jenë të grumbulluar për sfidën që zhvillohet në Prishtinë.

Përveç yjeve aktuale të Milanit, në Prishtinë pritet të zbarkojnë edhe legjendat e kësaj skuadre si Paolo Maldini, Zvonimir Boban e Andrei Shevenchenko që kanë role të tjera në klub. /IndeksOnline/