16:52 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Këta janë gjyqtarët e deleguar për xhiron e dhjetë në Superligë

Superliga e Kosovës vjen me super-ndeshje në xhiron e dhjetë, ku spikat ndeshja Gjilani – Feronikeli.

Ndërkaq, ndeshja tjetër e rëndësishme do të jetë edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Dritës që luhet në Podujevë, shkruan IndeksOnline

Për takimin Gjilani – Feronikeli, drejtësin do ta ndajë Selim Isufi me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtar i katërt Dardan Caka.

E në takimin e Llapi- Drita gjyqtarët do të jenë, Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.