13:33 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këta janë golashënuesit më të mirë momentalisht në Superligë

Sulmuesi i Flamurtarit, Alban Shillova, me dy golat e shënuar së fundmi ndaj Prishtinës, mban pozitën e parë si golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas Shillovës në vendin e dytë me dy gola më pak renditet sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha.

Njejtë gola sa Rexha ka Festim Alidema, i cili poashtu ka futur topin në rrjetë plot 8 herë.

Alban Shillova – Flamurtari – 10 gola
Kastriot Rexha – Feronikeli – 8 gola
Festim Alidema – Llapi – 8 gola
Betim Haxhimusa – Drita – 7 gola
Martin Micevski – Trepça ’89 – 6 gola