12:51 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këta janë kandidatët e LDK-së për deputetë nga qytetit i Podujevës

Pak minuta më parë, dega e LDK-së në Podujevë ka vendosur se kush do të jetë në listë ne kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.

Indeksonline përmes burimeve të saja se kandidatët nga Podujeva që do të jenë në listën e LDK-së janë Fidan Rekaliu, Visar Hoti, Nexhmi Rudari, Ekrem Hyseni dhe Florie Besholli.

Në legjislaturën e fundit, vetëm Fidan Rekaliu ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Podujeva njihet si bastion i LDK-së dhe si njëra ndër degët më të rëndësishme të kësaj partie./Indeksonline/