14:12 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Këta janë katër kosovarët që u arrestuan dje nga Policia pas kthimit prej Sirisë!

110 persona janë kthyer dje nga Siria për në Republikën e Kosovës.

Gra, fëmijë dhe burra që kishin luftuar përkrah organiztës terroriste, ISIS.

Mirëpo, nga gjithë kosovarët e kthyer, në mesin e tyre kishte edhe xhihadista.

Kësisoj, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia ka arrestuar katër persona.

Bëhet fjalë për; Rexhë Tafajn, Agon Misinin, Arjan Kryeziun dhe Visar Qukovcin.