13:00 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këta janë katër “patriotët” që zbatuan urdhrin e Vuçiqit për dorëheqjet në Kosovë!

Vendosja e taksës 100% për produktet e Serbisë, arrestimet e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka bërë që katër kryetarë të komunave të veriut të japin dorëheqje pas ‘aminit’ të Beogradit zyrtar.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai i Leposaviqit, Zoran Todiq, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq si dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankoviq kanë ndërprerë gjithë komunikimin me institucionet kosovare.

Ata kanë nënshkruar deklaratën përbashkët me disa pika, në të cilën kanë paraqitur arsyet për vendimet e tyre, shkruan Indeksonline

1.Vendimi është marrë për shkak të ngritjes së takës në 100 për qind për mallrat serbe, përmes së cilës serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, për shërim dhe mbijetesë gjë që çon në krizë edhe më të thellë”.

2.Deklarata nënshkruhet për shkak të dhunës së vazhdueshme, rrahjes së serbëve, arrestimeve të paligjshme dhe tentimit për të vrarë Millan Radojiçiqin, gjë që po ashtu rrezikon të drejtën për jetesë të serbëve në Kosovë”.

3.Shkeljet e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, nga Rezoluta 1244, marrëveshjet e Brukselit, të CEFTA-s”.

4.Vendimi është marrë “për shkak të shkeljes së akteve të veta nga ana e Prishtinës me të cilat duhet të respektohen të drejtat e serbëve”.

Kësisoj, këto komuna shumë shpejt pritet të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ligji për Qeverisje Lokale specifikon se një rast se një kryetar jep dorëheqje, atëherë brenda afatit kohor shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende s’ka pranuar në formë zyrtare dorëheqjet e këtyre kryetarëve të veriut. /Indeksonline/