15:19 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Këta janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë Sarrin te Juventusi

Juventusi ka njoftuar se ka shkarkuar Maurizio Sarrin nga pozita e trajnerit.

Tashmë Zonja e Vjetër është duke shqyrtuar emrin e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave ndërkombëtare, tre janë emrat kryesorë që mund të ulën në stolin e Juventusit.

Zidane, Pochettino dhe Simone Inzagji pëlqehen shumë nga drejtuesit e skuadrës.

Pochettino është i pa punë derisa Zidane dhe Inzaghi janë nën kontratë me Real Madrid respektivisht me Lazion. /IndeksOnline/