20:45 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Këta janë tre gjyqtarët e parë nga Shqipëria të licencuar për VAR

UEFA do të marrë nesër në orën 13:00 një vendim shumë të rëndësishëm lidhur me të gjitha aktivitetet futbollistike evropiane për klube dhe gjithashtu ekipet Kombëtare, të cilat janë pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusi.

“Panorama Sport” ka raportuar sot gjatë ditës se organi më i lartë i futbollit në Europë, ka certifikuar 3 gjyqtarë shqiptarë për VAR-in.

Bëhet fjalë për arbitrin kryesor Enea Jorgji, dhe 2 asistentët Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj.

Kjo 3-she gjyqtarësh duke filluar nga sot do të ketë mundësi të arbitrojë në kompeticionet ku ka VAR. Një risi kjo për arbitrimin shqiptar.