15:25 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këtë detaj në videoklipin e Dafinës nuk e ka vërejtur askush (Video)

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri i është kthyer tregut muzikor fuqishëm me këngën në bashkëpunim me reperin Lumi B.

Projekti ‘Kalon’ i publikuar të shtunën, aktualisht në kanalin zyrtar të Youtubes numëron mbi 500 mijë klikime, ndërsa kënga ritmike me tekst referuar një dashurie të humbur e bëjnë edhe më  ‘ngjitëse’ këtë këngë, transmeton Indeksonline.

Ajo që bie në sy është pamja joshëse e Dafinës, ndërsa në një moment duke luajtur me lëvizjet e saj provokative, Duffy kryqëzon duart ne formë të shqiponjës dykrenare(min.02:47)

Dafina dhe shumë artistë të tjerë shpeshherë realizojnë vepra artistike, fotografi profesionale duke shprehur me krenari dashurinë për kombin.

Ky simbol ishte pjesë edhe e Kampionatit Botëror, pasi dy futbollistët kosovar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka festuan  me simbolin kombëtar shqiptar. /Indeksonline/.