14:15 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këtë gjë e ka bërë vetëm Reali dhe zor, se do ta bënte dikush tjetër?

Rafael Varane ka qenë një nga blerjet më të mira të dekadës për Real Madridin. Mbrojtësi francez ishte transferuar për vetëm 10 milionë euro si 18- vjeçar nga skuadra e Lensit.

Presidenti i RC Lens, Gervais Martel, ka zbuluar një histori interesante, që e ndërlidhë me raportet e skuadrës së tij me Real Madridin, shkruan Indeksonline.

“Kishim një marrëveshje me Realin që skuadra jonë të përfitonte bonuse në rast se ata do të fitonin Ligën e Kampionëve për dy vjet me radhë. Reali i pagoi të gjitha me kohë dhe ne ishim të lumtur. Por, pasi që ata e fituan të 13-tën, unë mora guximin që të dërgoja email në adresë të Realit.

Nga Real Madridi kërkova që të na ofronin bonus për suksesin në Ligën e Kampionëve, edhe pse nuk kishim fare marrëveshje. E di se kontrata nuk e thotë, por e di se ju mund ta bëni atë”, i kishte shkruar Marteli skuadrës mbretërore në email.

Dhe, Reali e bëri atë që se priste askush. Ai ia ka falur një shumë parash skuadrës së Lensit, duke mos pasur fare obligime.

Madje, përgjigjja e Realit ka qenë tejet e shpejt duke ofruar para skuadrës së Lensit në kohë rekorde.

Presidenti i skuadrës franceze nuk ka pranuar që të tregojë vlerën e ofruar nga Real Madridi./Indeksonline/