09:48 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këtë javë pritet të vendoset e ardhmja e Politanos

Politano ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek klubi zi kaltër, mirëpo këtë javë do të vendoset përfundimisht për fatin e tij.

Siç shkruan FcInternews.it, kjo do të jetë java vendimtare për Interin dhe Matteo Politanon, ndërsa skuadra e Fiorentinë-s është e interesuar për të nënshkruan me ish-lojtarin e Sassuolos.

Politani u transferua tek Interi nga Sassuolo, sezonin e kaluar ku pati një fillim të mirë me Interi-n, duke bërë 48 paraqitje dhe duke shënuar 6 gola.

Mirëpo me ardhjen e trajnerit Antonio Conte si dhe me ardhjen e disa përforcimeve të reja, hapësira e Politanos në klub është kufizuar.

Kujtojmë që drejtuesit e Interi-t janë duke shpresuar që Politano të përfshihet në marrëveshje edhe për lojtarin Chiesea, i cili është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri i Interit, Antonio Conte.