Këtë Liverpool veq Zoti edhe City mundet me ndal
Liverpooli i këtij edicioni është vërtetë i pakapshëm. Këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e sotme si mysafir i Bournemouth.
Reds arritën fitore të thellë me rezultat 0-4 duke treguar se pse janë skuadra ndoshta më serioze për titull.

Paraqitja e Mohamed Salah ishte vërtetë fantastike, për çka egjiptiani arriti të shënoi tre gola. Fitoren e Liverpoolit e ndihmoi edhe një autogol i Cook.

Me këtë fitore, Liverpooli është në pozitën e parë, me një ndeshje më shumë se City që sot pasdite i shkon Chelseat në takimin derbi të kësaj jave./Indeksonline/