Këtë muaj bëhet njoftimi për Çmimin Nobel për Paqe
Njoftimi vjetor për fituesin e Çmimit Nobel për Paqe do të filloj nga sot, duke filluar nga kategoria e mjeksisë, në Stokholm.
Fituesit e Çmimeve në Fizikë, Kimi dhe Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës.
Për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme.
Gazeta e njohur suedeze, Dagens Nyheter, ka sugjeruar se onkologu amerikan, Dennis Slamon, mund të nderohet me çmim për hulumtimin e tij rreth kancerit të gjirit dhe ilaçin, Herceptin.
Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo. Pritet që ky çmim të shpallet me 6 tetor.
Secili Çmim Nobel, përbën vlerën e 1 milion dollarëve./rel