10:35 / E Diele, 06 Tetor 2019

Këtë veprim me karikuesin tuaj nuk duhet ta bëni më kurrë

Bateria e telefonit është “halli” i përditshëm i gati çdo njeriu. Shpesh herë detyrohemi t’ja marrim borxh dikujt karikusin për të rimbushur celularin.

Mesa duket kjo zgjidhje nuk është më e mira e mundshme, të paktën sipas ekspertëve të sigurisë.

Ekspertët këshillojnë që t’i ruani fishat e karikuesve njëlloj si fjalëkalimet.

Charles Henderson i cili drejton një skuadër hakerash të cilët paguhen nga klientët e tyre për të thyer sistemet e tyre kompjuterike në mënyrë që të zbulojnë nëse kanë të meta në sistem, tregon:

“Janë disa gjëra në jetë që thjesht nuk duhen marrë borxh. Nëse ti je duke udhëtuar dhe ke harruar që të marrësh të brendshme me vete, zakonisht nuk do ua kërkosh borxh personave që po udhëtojnë me ty. Ti do shkosh në një dyqan dhe do blesh një palë të reja. Kështu duhet bere dhe me karikuesin e telefonit.”

Charles shpjegon se hakerat kanë gjetur mënyra për të manipuluar kabujt e karikuesve për qëllime të këqija si ‘pushtimi’ i celularit apo kompjuterit tuaj.