08:53 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Nobelin” për letërsi, sivjet e fitojnë dy persona, ja pse?

Akademia Suedeze do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për çmimim “Nobel” për letërsisë, meqë vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Ndër favoritët janë: Anne Carson, Margaret Atwood, Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.

Akademia Suedeze, në Stokholm, ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.

Burri i anëtares së Akademisë…, Katarina Frostenson, është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim për dhunim.

Frostenson më pas është larguar nga akademia.

Deri tashti çmimet “Nobel” për këtë vit janë dhënë për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Këto çmime, secili në vlerë të 908.000, dollarëve, do të prezantohen sot më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.