08:27 / E Diele, 22 Shtator 2019

Këto 10 kuriozitete për flokët nuk i keni dëgjuar më parë

Thuajse ne të gjithë bëhemi të ndjeshëm kur vjen puna tek flokët!

Duam të dimë më shumë rreth tyre, rreth rritjes, centimetrave, ngjyrave, rënies, gjithçka ka lidhje me to. Sepse nuk thonë kot: flokët janë gjysma e bukurisë! Sidomos tek vajzat! Ndaj, këtu do të gjeni plot 10 kuriozitete interesante që me siguri deri më sot nuk i kishit dëgjuar kurrë për flokët tuaj. Jeni gati?

1. Në cilin stinë rriten më shumë flokët?

Përgjigja e duhur është…në verë! Nxehtësia dhe ekspozimi në diell janë faktorë favorizues në rritjen më të shpejtë të tyre.

2. Cila ngjyrë është më pak e zakonshme krahasuar me natyralen?

E kuqja, sigurisht! Në krahasim me varietetet e kafesë(nuanca më e përhapur në botë) dhe flokët biondë. Skocia dhe Irlanda janë vendet me flokë kuqet më të mëdhenj në numër, afërsisht 10-13% e popullsisë.

3. Sa kohë jeton një qime floku?

Kjo është e ndryshueshme! Tek një burrë një flokë i shëndetshëm jeton midis dy dhe katër vjet, ndërsa tek një grua midis pesë dhe gjashtë vjet. Nga një gjëndër apo folikul floku, mund të rilindin flokë deri në 20 herë.

4. Sa peshojnë flokët?

Jemi të sigurt që këtë pyetje mund t’ja keni bërë vetes shumë herë: sa peshojnë flokët? Shumë më tepër sesa mund ta imagjinoni. Një kokë e bukur dhe e mbushur me flokë të trashë mund të ketë peshën e dy elefantëve.

5. Duhet t’i presim shpesh apo jo?

Ekzistojnë legjenda popullore sipas të cilave prerja e shpeshtë e flokëve mund të çojë në forcimin e tyre. E gabuar! Gjithçka varet nga predispozita gjenetike dhe cikli natyror fiziologjik.

6. Sa flokë kemi në kokë?

Numri varet nga ngjyra jonë natyrale. Nëse jeni bionde do të keni më shumë flokë sesa një me flokë të kuqe. Mesatarisht 140 mijë krahasuar me 90 mijë. Flokët kafe janë mesatarisht 100 mijë.

7. A i dobëson larja çdo ditë e tyre?

Një tjetër vend zakon ky për t’u dekurajuar! Vetëm nëse përdorni shampo agresive që eliminon sebumin natyral që shërben për të mbrojtur flokët tuaj. Në raste të tjera, larja e shpeshtë është totalisht e pranueshme.

8. Sa flokë humbasim çdo ditë?

Mesatarisht, ato janë rreth 70/80 flokë, por zakonisht shifrat luhaten midis 40 dhe 120 flokë. Kjo ndryshueshmëri e madhe varet nga numri i folikujve akoma aktiv dhe nga cikli i vetë rritjes së flokëve tek çdo person.

9. A ka ushqime që ndihmojnë në bukurinë dhe shëndetin e tyre?

Absolutisht po. Ndër ushqimet që ndikojnë në shëndetin e flokëve janë: specat e verdhë, peshku, veza, salmoni, farat e lulediellit, bajamet, avokado dhe patatet e ëmbla.

10. Sa centimetra rriten çdo muaj?

Kjo është pyetja më e shpeshtë, veçanërisht kur dëshirojmë flokë më të gjatë në një kohë të shkurtër: sa flokë rriten në muaj? Mesatarisht, flokët e evropianëve rriten rreth 1.2 centimetra në muaj. Aziatikët kanë rritje më të shpejtë, ndërsa afrikanët kanë rritje më të ngadaltë, afro 0,9 cm.