17:20 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Këto 3 rrugë në Prishtinë, nesër do të jenë të mbyllura për qarkullim

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nesër tri rrugë s’do të jenë të qasshme për qarkullim, për shkak të punimeve.

Ky është njoftimi:

Per shkak te punimeve te shtreses finale te asfaltit, rruget “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega” do te mbyllen per qarkullim, prej dites se enjte, 22 tetor nga ore 07:30 deri  te premten 23 tetor ne oren 18:00.

Ju lusim qe qarkullimin e juaj te e planifikoni bazuar ne kete njoftim dhe qe gjate kesaj kohe te I shfrytezoni rruget alternative.